Operacioni antidrogë në Kakavijë

Kronikë e zezë

Operacioni antidrogë në Kakavijë

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 21:04

Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni antidrogë që ka zhvilluar në pikën kufitare të Kakavijës ka bllokuar një kamion autobot të firmës “Laerti Trans” i mbushur me lëndë narkotike e llojit marijuanë. Sipas policisë bëhet me dije se kamioni shërbente për transport karburanti dhe vinte nga Kruja për të kaluar në shtetin fqinj Greqi. Mësohet se në brendësi të kamionit autobot ndodheshin disa pako me marijuanë dhe paraprakisht dyshohet për rreth 1 ton drogë e sekuestruar. Sipas policisë mjeti me lëndë narkotike drejtohej nga Olsi Berhami i cili është ndaluar nga policia e Gjirokastrës në pikën kufitare të Kakavijës. Ndërsa pritet që të zbardhet nga policia e Gjirokastrës nësë ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës dhe cili ishte destinacioni i tij përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat