Arrestohet për korrupsion një profesor i UP-së

Kronikë e zezë

Arrestohet për korrupsion një profesor i UP-së

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 20:53

Njesiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimet për mitmarrje dhe shperdorim të detyrës zyrtare ka arrestuar, Ruzhdi Sefen profesor i Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, kapiteni Baki Kelani.
Ai ka pohuar se sot rreth orës 12:30 është arrestuar një profesor universitar nën dyshimet për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, sipas Kelanit, arrestimi me gjasë nuk ka të bëjë me punën e tij në Universitet por ka gjasa që bëhët fjalë, për një punë sekondare të tij ku ishte i angazhuar si ekspert për vlerësimin e demeve nga ana e Gjykatës.
Zëdhënësi i policisë, nuk ka treguar për detajet tjera rreth këtij rasti për shkak se, siç ka potencuar ai, ende nuk e ka pranuar raportin zyrtar nga njesit përkatës.

“Njesiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person nën dyshimin për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bëhët fjalë për një rast ku ky i dyshuar ishte angazhuar nga Gjykata në një rast në cilësi të ekspertit për vlerësimin e demit. Akoma nuk jemi njoftuar zyrtarisht me rastin, nuk e kemi marrë raportin nga njesiti që është duke u marrë me rastin”, tha kapiteni Kelani.

Nga ana tjetër, mesohet së i rrestuari, Ruzhdi Sefa, i lindur më 1 nëntor 1952 në Gjakovë, është magjistër i shkencave elektroteknike, ligjërues në Fakultetit Teknik në Prishtinë. Ai po ashtu sipas një biografie të tij në internet, ka qenë edhe i burgosur politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat