Dëshmia e Shaban Norjes në gjykatë mes lotëve: Aishja mu lut ta vrisja (video)

Kronikë e zezë

Dëshmia e Shaban Norjes në gjykatë mes lotëve: Aishja mu lut ta vrisja (video)

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 20:42

Këto janë momentet kur Shaban Norja, 80 vjeçari i akuzuar për vrasjen e 18 vjeçares Aishe Vata, dëshmon përpara Gjykatës së Durrësit. Mes lotëve, ai tregon për lidhjen e tij me vajzën e re. Shaban Norja është ngashëryer teksa tregonte se nuk donte ta vriste dhe se prej 3-4 vitesh kishte lidhje të ngushta me vajzën, e cila sipas tij i është lutur pa reshtur përgjatë 3 ditë-netëve para krimit që ta vriste e t’ia priste kokën, pasi feja ia ndalonte abortin.

Befasues ka qenë dhe deklarimi i 80-vjeçarit mbi arsyet e mos vetëvrasjes, pas krimit, si dhe mbi atësinë e fetusit që zhvillohej në trupin e Ajshës. Në fund të seancës gjyqtari Fejzo Hysi e çmoi të ligjshëm ndalimin dhe e la 80-vjeçarin në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat