Gjakovë: Arrestohen 5 persona për vjedhje të rënda, mbahen tre prej tyre

Kronikë e zezë

Gjakovë: Arrestohen 5 persona për vjedhje të rënda, mbahen tre prej tyre

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 17:45

Policia lokale e Gjakovës ka arrestuar pesë persona, të cilët akuzohen për vjedhje të rënda në Gjakovë dhe në fshatrat e këtij rajoni. Mirëpo, vetëm tre prej tyre janë ndaluar për mbajtje, është njoftuar të mërkurën përmes një komunikate, nga Drejtoria Rajonale në Pejë.

Personat e dyshuar janë shtetasit e Kosovës, Besnik H (1991), i përfshirë si i dyshuar në 172 raste te veprave penale, Besnik . R. (1993), i përfshirë si i dyshuar në 51 rast te veprave penale, Arbër. D (1994), i përfshirë i dyshuar në 58 raste te ndryshme të këtyre veprave penale, Lirije A (1973) dhe Bashkim A. (1991). “Hetuesit gjatë zhvillimit të hetimeve kanë ndriçuar me prova të konfirmuara 17 raste të vjedhjeve të rënda dhe vepra tjera penale kundër pasurisë.

Këta te dyshuar në bashkëveprim dhe si anëtar të grupit kanë thyer shtëpi të pa banuara, lokale bizhuterie në Gjakovë dhe fshatra të komunës dhe kanë të kaluar kriminale të njohur për kryerje të veprave penale sidomos atyre kundër pasurisë”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat