Vdesë këmbësori nga goditja e motoçiklistit

Kronikë e zezë

Vdesë këmbësori nga goditja e motoçiklistit

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 14:34

Një motoçiklist ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, kurse mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ”Tirana në Prizren”, ku një person duke drejtuar mjetin e tij motorik nga pakujdesia ka godit këmbësorin.

Sipas policisë, trupi i pa jetë është dërguar për autopsi, kurse i dyshuar në konsultim me prokurorin është arrestuar. (RTK)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat