Dënohet me 22 vjet burg, vrau gruan shtatzënë

Kronikë e zezë

Dënohet me 22 vjet burg, vrau gruan shtatzënë

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 12:31

Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Fehmi Tahirin (Hoti) fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe i shqiptoi dënimin me burgim të gjatë prej 22 vjetësh.

Tahiri (Hoti) ishte akuzuar se i kishte marrë jetën gruas së tij shtatzëne, Saime Canaj, në nëntor të vitit 2010 në fshatin Burojë, Komuna e Skenderajt, njofton EULEX-i.

Trupi gjykues ka konstatuar se i pandehuri e kishte sulmuar dhe vrarë gruan e tij shtatzëne për motive xhelozie, duke e rrahur atë me duar, me pjesën metalike të rripit të tij dhe me një shufër metalike për disa minuta, duke e grushtuar dhe goditur atë disa herë në duar, krahë, gjoks, gjinj, fytyrë, qafë, kokë, shpinë dhe në pjesë të tjera të trupit, që i kishin shkaktuar asaj dhimbje të forta dhe vuajtje të gjata. Si rezultat i këtyre lëndimeve, Saime Canaj kishte vdekur në vend.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat