Kthehet e rikuperuar studentja e aksidentuar

Kronikë e zezë

Kthehet e rikuperuar studentja e aksidentuar

Më: 11 tetor 2012 Në ora: 21:57

Rikthehet në gjëndje të mirë shëndetësore, Florie Peci, një prej 25 studentete e plagosura në aksidentin tragjik të Himarës, ku humbën jetën 13 studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan.

Studentet e fakultetit të gjuhë letërsisë ishin në një ekspeditë kur mesditën e 21 majit autobusi I tyre doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Florie Peci, është e fundmin nga studentet e plagosura që rekuperohet nga plagët e rënda të marra në aksident. Ajo është kuruar në një spital të specializuar në Vjenë.

Ishin të shumtë familjarët dhe shoqet e Flories që e kanë pritur në aeroportin Nënë Tereza në Rinas. Bashkë me ta ishte dhe deputeti Rrahim Çoba, i cili ka garantuar për kujdesin e vazhdueshëm për studenten deri në rikuperimin e plotë.

Florie Peci, ka qëndruar 42 ditë në koka, ndërsa gjëndja e saj në spitalin ushtarak, ku mbërriti pas aksidentit paraqitej thuajse e pashpresë. Një ditë pas aksidentit, Floria iu nënshtrua një ndërhyjeje të vështirë kirurgjikale

Ndërsa në 24 maj, bashkë me studenten Eriselda Gubere, ato u transportuan në gjëndje koma në një klinikë të specializuar në Austri. Në 15 qershor ka dalë nga koma Eriselda, ndërsa Floria ka dalë në 2 korrik.

Dy vajzat u vitituan në spitalin vienez në 15 qershor nga ministry I jashtëm në atë kohë Edmond Hxhinasto, duke garantuar për vëmendjen e plotë të shtetit shqiptar për rikuperimin e tyre. Sipas familjarëve dy vajzat janë vizituar duke patur kujdesin e qindra emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë në Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat