Një tjetër grevist shtrohet në spital

Kronikë e zezë

Një tjetër grevist shtrohet në spital

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 23:18

Shpëtim Karamuça, prej disa ditësh në grevë urie bashkë me ish të përndjekur të tjerë është detyruar ta lerë atë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Mësohet se Karamuça është transportuar menjëherë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë.
Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë është sot në ditën e 18-të të saj, ndërsa kulmi i saj arriti ditën e djeshme, kur njëri prej tyre, Gjergj Ndreca tentoi vetëflijimin duke i vënë flakën vetes.
Ish të përndjekurit kanë paralajmëruar përshkallëzim të grevës së tyre, ndërsa i kanë bërë thirrje aqeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre për dëmshpërblimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat