Kronikė e Zezė

Vdiq atdhetari, ish i burgosuri politik, shkrimtari Kadri Mani

Bota Sot | 09.10.2012 22:28
Vdiq atdhetari, ish i burgosuri politik, shkrimtari Kadri Mani

Me dhembje tė thellė njoftojmė opinionin e gjerė se ndėrroi jetė Mr.Kadri Osmani (Mani). Lajmin mbi shuarjen e patriotit Kadri Mani ma komunikoi miku Xhafer Leci dhe Ylli Osmani i biri i Kadriut.
Kadri Mani lindi mė 23 janar 1937 nė fshatin Makresh i Ulėt, Bashkia e Artanės. Shkollėn fillore, katėr klasė i kreu nė vendlindje, ndėrsa prej klasės sė pestė mėsimet i vijoi nė fshatin Perlepnicė duke pėrfunduar klasėn e tetė privatisht nė Prishtinė dhe Gjilan. Shkollėn e mesme ekonomike pa shkėputje nga puna, si arsimtar pėrcolli rikualifikimin nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Prizren, u diploma nė Fakultetin Filologjik nė drejtimin Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Prishtinės mė 2.7.2003.
Pėr MASTER, u regjistrua nė vitin shkollor 2005, ku edhe dorėzoi temėn: Neologjizmat nė gjuhėn shqipe dhe e kreu me shumė sukses. Kadri Osmani-Mani, bashkė me vėllezėrit dhe kushėrinjtė e tij qė nga viti 1949 - 1990 mbi 100 vjet kanė vuajtur nėpėr burgjet serbe pėr lirinė e ēlirimit tė atdheut nga thundra e armikut karpatian. Kadriu nga 25 vite qė ishte i dėnuar i vuajti 17 vjet burg tė rėndė.

Pas lirimit nga burgu mė 1990 nė Kosovė atij nuk i del askush nė ndihmė, nė familje nuk i punonte askush. Detyrohet tė shkon nė Shqipėri, por edhe nga frika se do e mbyllin pėrsėri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtėsinė e shtetit shqiptar, "si kopsht me lule" qė i kishin thėnė derisa ishte nė burg pėr Shqipėrinė. Largohet nga Tirana dhe strehohet nė Zvicėr pėr disa vite, punė nuk gjen se ishte nė moshė, mbase merr njė ndihmė sociale nga organet zvicerane sa pėr tė jetuar. Qėndrimin nė Zvicėr si mėrgimtar nuk e dashti dhe pas lufte u kthye nė atdhe.
Ka tė botuara shumė libra e ndėr to janė: • NĖNĖ TEREZA E SHQIPĖRISĖ • 50 VJET HISTORI GJYSMĖ E HUMBUR- PĖRGJIGJE ME LIBĖR NĖ LIBĖR; Shqiptarėt janė atje(versioni 1); (versioni 2); Romani: Nuset tona, mė vonė edhe i dramatizuar etj. Botonte Revistėn „Shqipėria Etnike”, Varrimi i tė ndjerit Kadri Manit bėhet nė vendlindjen e tij nė Makresh tė Ulėt mė 10.10.2012 nė ora 12.

Mė vjen keq qė s’po mundem ti jap lamtumirėn e fundit. E kisha mik shtėpie, mik zemre e mik besimi. Pėr shumė gjėra mė pyeste dhe i dėgjonte mendimet deri nė fund. Edhe unė e pyesja dhe nuk pritonte tė mė ep shpjegime, mėsime e kėshilla. Mė shumė e donte atdheun se sa vetveten e tij. Mbi 17 vjet burg pėr atdheun, i sėmurė edhe nga zemra dhe pėrsėri sulmohej nga ata qė nuk ia duan tė mirė as atdheut. Kadriu ka hy nė analet e historisė sė kombit me veprėn e tij. Tė kota ishin dhe do tė jenė tentativat pėr tė kundėrtėn. Lavdi veprės sė mr.Kadri Manit!

Agim Gashi
Düren

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus