Operacioni gjashtë ditor i Policisë së Fierit

Kronikë e zezë

Operacioni gjashtë ditor i Policisë së Fierit

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 12:10

Brenda 6 ditëve drejtoria e policisë së Fierit ka arrestuar dhe ndaluar 25 persona, të akuzuar kryesisht si pjesëtarë të grupeve plaçkitëse, si edhe kontigjentë me tendencë për kryerjen e veprave të rënda penale, të cilët janë kapur me armë me vete.
Përsa i përket shpërdarjes së lëndëve narkotike, policia e Fierit ka arrestuar 5 persona, ndër të cilët 4 ishin pjesëtare të një grupi. Vetëm përsa i përket personave në kërkim janë ekzekutuar 5 arrestime, nga të cilët 25-vjeçari Florian Vasiu vjeç 25, I akuzuar dhe dënuar me 4 vite burg për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një vajze në maj të vitit 2006.
Artur Hajdini, 40 vjeç, I kërkuar për grabitje me pasoja të rënda. Altin Nezha, 41-vjeçari që aksidentoi për vdekje Tomorr Nezhën dhe Valmir Dajën, si dhe plagosi 2 të tjerë.
Sipas burimeve drejtoria e qarkut ka nisur zbatimin e një plani masash për kontrollin e territorit, si edhe për grumbullimin e informacioneve në lidhje me lëvizjet dhe konfliktet e kontigjentëve me tendencë për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat