Tiranë, burri vret me thikë gruan e tij

Kronikë e zezë

Tiranë, burri vret me thikë gruan e tij

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 12:05

Një krim brenda familjes ka ndodhur në orët e darkës në Laprakë, Edmond Doku, 44 vjeç ka vrare me thikë gruan e tij Rolanda Doku, 36 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në banesën e tyre në Laprakë. 36-vjeçarja vinte nga prindërit në banesë kur është pritur me debat nga Edmondi.
Në banesë ka qenë edhe djali I tyre 10-vjeçar. Edhe pse Rolanda është dërguar menjëherë me plagë të rënda në spital, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Sipas policisë çifti Doku I martuar prej 15 vjetësh ka patur probleme në vitet e fundit.
Rolanda kishte denoncuar dhunën sistematike të të shoqit madje ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje ndërsa kishte nisur procedurat e divorcit.
Kushtet ekonomike kishin bërë që pavarësisht këtyre problemeve Edmondi dhe Rolanda të jetonin në të njëjtën banesë.
Policia arrestoi 44-vjeçarin, të cilit pritej t’i kryhej edhe testi I përqindjes së alkoolit në gjak.
Ky i fundit është siguruar në ambientet e izolimit me akuzën e vrasjes me dashje, krim të cilin mësohet ta ketë pranuar edhe vetë duke paraqitur si motiv një grindje për motive të dobëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat