Polici i burgut përplas me makinë nënën me 2 fëmijët, vdes 2-vjeçari

Kronikë e zezë

Polici i burgut përplas me makinë nënën me 2 fëmijët, vdes 2-vjeçari

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 14:53

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd ku si pasojë ka gjetur vdekjen një fëmijë 2-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Xibrakë, kur një automjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një punonjës i burgut të Peqinit ka përplasur shtetasen, Mimoza Poka që mbante përdore 2 fëmijët e saj, 2 dhe 4 vjec.

Vdekja ka qenë e menjëhershme për më të voglin prej fëmijëve, 2-vjeçarin I.Poka, kurse në gjendje të rëndë në spital është dërguar fëmija tjetër, S.Poka, 4 vjeç.

E vetmja që ka shpëtuar pa plagë ka qenë nëna e 2 fëmijëve.

Policia po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat