Gjykata, 9 vjet burg për një shtetas që akuzohet për "trafik të narkotikëve"

Kronikë e zezë

Gjykata, 9 vjet burg për një shtetas që akuzohet për "trafik të narkotikëve"

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 13:56

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim një shtetas që akuzohet për “trafikim të lëndëve narkotike”.

Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kjo gjykatë vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Ermal Myrtaj për kryerjen e veprës penale të "trafikimit të narkotikëve", mbetur në tentativë dhe dënimin e tij me 9 vjet burgim.

Megjithatë, i pandehuri përfiton uljen me një të tretën e dënimit, pasi është proceduar me gjyq të shkurtuar në Gjykatë.

Ermal Myrtaj u arrestua pak kohë më parë në Vlorë, pasi në makinën e tij u zbulua dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat