Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje, që kishte si motiv një konflikt pronësie. Ngjarja mësohet se është shënuar në lagjen Partizani.
Sipas policisë lokale, në pranga është vënë 20-vjeçari Gentjan Bahja, cili tentoi të vriste vjehrrin e tij. Të njëjtat burime konfirmojnë se Bahja kishte shkuar i armatosur në banesën e vjehrrit, me qëllim vrasjen e tij.
Gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti të hershëm mes dy palëve për çështje pronësie. Policia ka ndërhyrë në kohë, duke vënë në pranga 20-vjeçarin, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetit me të cilin udhëtonte, një makinë W. Polo me targa AA 223 BP.