Kasapi vret gruan dhe ia shet mishin copa-copa

Kronikë e zezë

Kasapi vret gruan dhe ia shet mishin copa-copa

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 23:56

Të ngjethurat të përshkojnë trupin, vetëm ta mendosh. Sesi një burrë, me profesion kasap, në një nga ditët e tij të punës, nuk ka therur ndonjë kafshë, por pikërisht gruan e tij. Për ta shitur më pas trupin e saj, copa-copa...

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Egjipt, ku ka qenë pikërisht një kasap, i cili për arsye xhelozie ka vendosur ta therë gruan e tij dhe ta presë, duke e shitur pastaj për mish.

Në fakt, ky i fundit, u zbulua nga një klient i tij, i cili vuri re se mishi që po i tregonte kasapi, nuk ishte aspak i një qingji, por mish njeriu ...

Kështu, policia ndërhyri menjëherë në vend, duke marrë një mostër të mishit dhe duke e dërguar atë në laborator.

Ku të gjithë kanë mbetur të pataksuar, pasi u vërtetua se kasapi po shiste mish njeriu, madje mishin e gruas së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat