Modelja bie nga ballkoni ku mbahej konferenca, vdes në vend

Kronikë e zezë

Modelja bie nga ballkoni ku mbahej konferenca, vdes në vend

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 22:12

Një modele 23 vjeçare ra nga ballkoni i një ndërtese dhe vdiq ndërkohë që zhvillohej një konferencë.

Laura Pahomova, dyshohet se ka rënë nga kati i 9-të i një ndërtese në Manchester duke përfunduar në tokë e vdekur.

Policia ka thelluar hetimet për vdekjen e saj të dyshimtë, pasi përballë ballkonit ku mendohet të ketë rënë 23 vjeçarja mbahej edhe konferenca.

Në ndërtesën ku ra modelja konferenca mbahej nga Partia Laburiste, por gjithsesi nuk besohet që gruaja të ketë qenë delegate në këtë parti.

Laura, studente në Blackburn College, kishte punuar për disa vite si modele dhe paguhej mjaft mirë, ndërsa vdekja e saj është veshur me shumë dyshime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat