Shqyhet deri në vdekje, hahet nga derrat që rriste vetë

Kronikë e zezë

Shqyhet deri në vdekje, hahet nga derrat që rriste vetë

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 21:46

U shqye dhe hëngër i gjallë nga derrat që i rriste vetë. Është kjo historia e tmerrshme e një të moshuari në Oregon i cili kishte shkuar për të ushqyer derrat e tij, por nuk u kthye më në shtëpi.

Familjarët e të moshuarit shkuan ta kërkonin për orë të tëra, ku në stallën e derrave gjetën disa copa kockash, mishi dhe rrobash nga trupi i 70 vjeçarit Terry G.Varner.

Nga dyshimet e para thuhet se Terry mund të jetë goditur nga një infarkt i cili duket se e ka lënë në vend, duke bërë që derrat një pjesë e të cilëve i kalonin 200 kile dhe ishin agresiv, të suleshin mbi të dhe ta shqyenin.

Pista tjetër është që i moshuari të jetë rrëzuar dhe derrat të jenë sulur sipër tij dhe ta kenë masakruar të gjallë.

Policia nga ekspertiza e mbetjeve të të moshuarit nuk ka mundur të zbulojë shkakun e vdekjes, por një precendet i ngjashëm ka ndodhur edhe në Rumani në vitin 2004, ku viktima ishte një grua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat