Kronikė e Zezė

Shefi i sigurisė sė OKB: Kujdes nė Tiranė, nuk ėshtė vend i sigurt

Bota Sot | 03.10.2012 20:37
Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt

Jozyrtarisht dihet se Tirana nuk ėshtė mė ai qyteti i sigurt i dikurshėm. Por tani duket se edhe zyrtarisht Tirana ėshtė klasifikuar si njė mjedis i pasigurt.

TCH ka publikuar njė e-mail tė shefit tė sigurisė sė OKB nė Tiranė, ku paralajmėrohen personat pėrgjegjės nė agjencitė e OKB, por edhe tė tjera institucione ndėrkombėtarė, qė tė kenė kujdes nė Tiranė. Atyre iu ėshtė thėnė tė mos bėjnė rezistencės, pasi rrezikojnė jetėn.

Zoltan Biro, nė e-mailin e tij paralajmėrues sjell nė vėmendje rastin mė tė fundit kur njė punonjėse e PNUD-it u grabit nė rrugėn ‘Komuna e Parisit’ nė Tiranė. Punonjėsja femėr e stafit tė UNDP-sė u sulmua nga njė 14-vjeēar, i cili i mori ēantėn me forcė dhe u largua.

Nė e-mail thuhet se “siē ju kemi informuar edhe mė parė, rrėmbimet dhe vjedhjet nė rruge janė shtuar, dhe ky nuk ėshtė incidenti i parė qė i bėhet stafit tė OKB-sė. Djem tė rinj me biēikleta apo qė ecin nė rrugė venė nė shėnjestėr gratė, i vjedhin ēantat apo bizhuteritė. Po kur viktimat rezistojnė, ata pėrdorin thika apo pistoleta pėr t’i kėrcėnuar dhe nė shumė raste janė plagosur”.

Nė kėtė situatė stafi i sigurisė pėr Kombet e Bashkuara nė Tiranė u kujton tė gjithė nėpunėsve dhe u kėshillon atyre shtatė pika.

Pikat e shkruara nė kėtė e-mail i referohen njė ambienti tejet tė pasigurt. “Njihni ambientin ku ndodheni dhe tė dalloni tė panjohurit”, apo “mos shkoni nė zona tė pandriēuara”.

Kreu i sigurisė pėr OKB-nė i kėrkon te gjithėve tė mos bėjnė qėndresė se do tė plagosen. Mes kėshillave, Biro thotė qė punonjėsit tė mos mbajnė sende me vlere apo para kesh mė shumė se nevojat ditore.

Ndėrsa si pikė tė fundit, ai shprehet se, “kujtoni se tė tilla incidente mund tė ndodhin nė ēdo kohė gjatė ditės duke rrėzuar poshtė besimin e pėrgjithshėm se mund tė ndodhin vetėm pasdite apo natėn”.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus