Një i vrarë dhe një i plagosur në Prizren

Kronikë e zezë

Një i vrarë dhe një i plagosur në Prizren

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 23:54

Një person është vrarë dhe një është plagosur, në një tragjedi që ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. Dy familje të afërta janë përfshirë në këtë incident që përfundoi tragjikisht.
Policia e Kosovës ka vënë në pranga katër persona të dyshuar ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, toger Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.
Ai tha se, policia para disa minutave ka marrë një informacion për një rast vrasje. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit, ndërsa mësohet se një person është vrarë dhe një tjetër ka marrë plagë nga gjuajtjet me armë zjarri.
“Për momentin katër persona janë arrestuar ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar”, tha zëdhënësi Berisha./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat