EULEX-i dhe PK-ja kryejnë një operacion të përbashkët për arrestim

Kronikë e zezë

EULEX-i dhe PK-ja kryejnë një operacion të përbashkët për arrestim

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 17:12

Sot, gjatë një operacioni të përbashkët të kryer në Prishtinë, Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Organizuara dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve e Policisë së Kosovës e kanë arrestuar një person. Rasti ka të bëjë me krim të organizuar dhe trafikim të drogës. Policia bastisi dy lokacione dhe konfiskoi substanca që dyshohen të jenë heroinë dhe marijuanë, dy automjete dhe disa armë,thuhet në komunikat.
I dyshuari ka qenë i kërkuar në Gjermani nën dyshimin se i ka kryer veprat e mësipërme në mes të viteve 2009 dhe 2011. Lënda është transferuar nga Gjermania në Kosovë përmes procedurës për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat