Durrës, 40-vjeçari plagoset nga kushëriri i tij

Kronikë e zezë

Durrës, 40-vjeçari plagoset nga kushëriri i tij

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 16:03

Një person u plagos me armë zjarri rreth orës 15:00 në Xhafzotaj të Durrësit. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se 40-vjeçari Musa Markaj u plagos me çifte nga kushëriri i tij, pranë shkollës 9-vjeçare në Xhafzotaj.

Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit Gazmend Markaj, i cili u largua në drejtim të paditur.

Policia bëri të ditur se i plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Durrësit, prej ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat