Vrasja e trefishtë në Korçë, i shoqi i Elivertës: E doja shumë, më dehte me alkool që të më tradhtonte

Kronikë e zezë

Vrasja e trefishtë në Korçë, i shoqi i Elivertës: E doja shumë, më dehte me alkool që të më tradhtonte

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 13:35

Ngjarja e ndodhur në Pogorie të Korçës, ku mbetën të vrarë tre persona, ka përmasa tragji-komike.

Eliverta Çoçka, 35 vjeçe, u ekzekutua nga i dashuri Viktor Rozani, 52 vjeç, teksa kryente marrëdhënie me një të tretë, Feridon Bollgurin, 39 vjeç.

Pas kësaj ngjarje, në një intervistë për gazetën “Panorama”, Yllson Çoçka, bashkëshorti “legjitim” i Elivertës, duket tepër konfuz. Herë kërkon të vrasë vetën për dashurinë ndaj të shoqes, ndonëse e tradhtonte, herë e mallkon me sa fuqi ka.

“Nuk di ç’të them doja të vrisja veten kur mora vesh ngjarjen”, shprehet ai.

Ai shton: “Unë e kam dashur shumë, shumë madje. Edhe tani që flas, e dua akoma. Mbetet nëna e djalit tim, që ma la jetim. Ndaj, herë e mallkoj, herë e dashuroj. Por atë që më bëri, nuk ja fal dot”, pohon Yllsoni.

Të dy bashkëshortët kanë qenë të celebruar më parë me partnerë të tjerë, dhe secili prej tyre ka pasur nga një fëmijë, të cilët i kanë braktisur. Ndërsa nga lidhja e tyre 10 vjeçare, ata kanë një djalë 9 vjeçar, Florin.

Ai rrëfen jetën me bashkëshorten dhe dyshimet e tij.

“Kam dyshuar, por nuk e kam kuptuar. Për hir të së vërtetës duhet të them se unë kam konsumuar shumë alkool. Ajo e dinte që më pëlqente pija dhe shpesh më blinte shishe me raki dhe m’i vinte përpara. Më bënte tapë që të dilte rehat nga shtëpia. Duke pirë, unë humbja jetën krejt. Grindesha kot së koti me të. Humbja edhe kohën, nuk e merrja vesh orën sa ishte. Pastaj më kapte gjumi nga pija dhe nuk kuptoja nëse kishte qenë gjatë natës në shtëpi apo jo. Në mëngjes e gjeja në shtëpi. Tani e kuptoj se nga harrohej ajo…”, luhatet bashkëshorti.

Në varrimin e Elivertës kanë marrë pjesë edhe vjehrra me dy kunatat, por me sa duket askush nuk ka ndjerë ndonjë dhimbje për viktimën, veçse detyrim për përcjelljen e kufomës.

“Kemi shpëtuar me pak fjalë”, janë shprehur gratë e Pogories, ndërsa theksojnë se “Po të ishte Ela gjallë, nuk do të na e mbante t’i thoshim këto”,pasi ajo cilësohej nga ato si “shtriga që ha burra”.

Të vetmit që nuk të hedhin tutje, janë prindërit, të cilët e morën dhe e varrosën të bijën.

“E kam vajzë të vetme. Dritën e syve të mi. Nuk mund ta lija pa i bërë nderimet e fundit. Ajo është vajza ime dhe si e tillë do e qaj dhe do e përcjell nga kjo jetë”, shprehet Agimi, babai i Elivertës për “Shekullin”

Familjet duket se nuk ushqejnë ndjenja hakmarrje, ndonëse bashkëshorti luhatet në qëndrimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat