Laç, shpërthim një farmacie, plagoset drejtori i ISHP-së

Kronikë e zezë

Laç, shpërthim një farmacie, plagoset drejtori i ISHP-së

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 09:16

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Laçit mëngjesin e sotëm. Një sasi eksplozivi i është vendosur një farmacie dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Sipas informacioneve më të fundit është plagosur Drejtori i Shëndetit Publik Arben Bruka dhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Mësohet se Bruka është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat