Aksident me pasojë 2 të vdekur në Karbunarë

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë 2 të vdekur në Karbunarë

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 20:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, në zonën e Karbunarës ku kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë. Sipas informacioneve paraprake viktimat dhe të plagosurit udhëtonin me motoçikletë. Ka qenë një mjet ai që ka përplasur dy motoçikletat, i cili është nga vendngjarja. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë së mjetit. Është konfirmuar tashmë që viktimat janë dy të rinj, ndërsa të plagosur, një burrë e një grua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat