Dy vëllezër dibranë kapen me 2 mijë e 100 plumba

Kronikë e zezë

Dy vëllezër dibranë kapen me 2 mijë e 100 plumba

Më: 30 shtator 2012 Në ora: 22:21

Stacioni Policor në Gostivar ka ngritur kallëzim penal për veprën “përpunim, ruajtje dhe tregtim me armë ose materiale shpërthyese” kundër dy personave nga Dibra, 25-vjeçarit F. B. dhe vëllait të tij, 26-vjeçarit G. B.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka informuar se të premten dy të dyshuarit ishin ndaluar nga Policia, teksa po udhëtonin me veturën “Golf” në relacionin Dibër-Hanet e Mavrovës.

Gjatë kontrollimit të veturës, efektivët për mbikëqyrje kufitare u kanë gjetur nën auto ulësen e përparme, tre çanta me sëndukë metalikë me rreth 2 100 plumba për pushkë automatike, njofton Zhurnal.

Gjykata Hetuese në Gjykatën Themelore në Gostivar iu ka shqiptuar masën e paraburgimit 48-orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat