Një 57 vjeçar ekzekuton të dashurën, taksistin dhe veten

Kronikë e zezë

Një 57 vjeçar ekzekuton të dashurën, taksistin dhe veten

Më: 30 shtator 2012 Në ora: 21:54

Tre viktima u shkaktuan si pasojë xhelozisë në një lidhje ilegale midis një gruaje dhe dy burrave të fshatit Podgorie të Korçës. Autori i kësaj masakre është 57 vjeçari Viktor Rodhani i cili pasi ekzekutoi 40 vjecarët Ela Çoçken dhe Floridon Gurin, vrau edhe veten me plumb ne koke. Të tre protagonistët e kësaj ngjarje me jetët e tyre legale rezultojnë të martuar dhe me fëmijë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, në fshatin Korite, pranë fshatit, ku banonin tre viktimat e ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme thuhet se autori i cili dyshonte se e dashura e tij e tradhëtonte, ashtu e ka ruajtur çastin kur ajo bashkë me Florian Gurin, taksist, kanë shkuar tek vend i fshehtë, i njohur për takime të çifteve në marrëdhënie ilegale intime. Sapo ka parë makinën taksi, ka marrë armen tip kallshnikovi në shtëpinë e tij dhe ka vrapuar në errësire rreth një kilometer përgjatë rrugës nacionale deri në dalje të fshatit, atje ku ndodhej çifti.
I është afruar mjetit dhe ka shtënë drejt tij, por pa mundur t’i vrasë. Me armë në dorë, sipas hetimeve të deritanishme, ai ka mundur të hapë derën e taksisë nga ana e pasagjerit, aty ku dhe ndodhej, gruaja 40 vjeçare.
Një tufe flokësh në sediljen ku ndodhej kufoma e gruas, e gjetur nga ekspertët, tregojnë se burri është përleshur fizikisht më parë, dhe më pas i ka vrarë.
Pasi ka telefonuar policisë dhe ka treguar për atë cka kishte bërë, Viktor Rodhani vret veten me plumb në kokë dhe ekspertët e gjetën trupin e tij, jo shumë larg makinës ku ndodheshin dy të vrarët e tjerë. Ekspertët gjetën brenda në mjet 30 gëzhoja automatiku, çka tregon se autori i ka qëlluar me breshëri viktimat. Në zhvillimet e mëvoneshme, mësohet se bashkëshorti i viktimës Ela Çoçka nuk ka pranuar të marrë kufomën, ndaj ajo është tërhequr nga prindërit e saj, të cilët do ta varrosin në Starovë. Për këtë krim është ngritur një grup ekspertësh që po hetojnë të plotë ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat