Arrestohet Enver Sekiraqa, eksponent i krimit të organizuar

Kronikë e zezë

Arrestohet Enver Sekiraqa, eksponent i krimit të organizuar

Më: 28 shtator 2012 Në ora: 16:44

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar arrestimin e Enver Sekiraqes. Ai ka thënë se Enver Sekiraqa është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in. “Po është arrestuar Sekiraqa”, ka thënë Ministri Rexhepi. Burimet brenda policisë kanë treguar se Sekiraqa është arrestuar sot rreth orës 15:30.

“Enver Sekiraqa është në duart e policisë. Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë. Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale.
Ndërkohë, edhe EULEX-i e ka konfirmuar arrestimin e Sekiraqës. "Oficerë të policisë së EULEX-it arrestuan sot Enver Sekiraqën. Z. Sekiraqa, kërkohej në baze te një flete arresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza. Z. Sekiraqa gjithashtu duhet të vuajë dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës.
Z. Sekiraqa u dorëzua vullnetarisht tek prokurori special i EULEX-it pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe oficerët e policisë së Njesisë së Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it. Arrestimi u bë në Prishtinë", thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Enver Sekiraça akuzohet për kurdisjen e vrasjes së policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza.
Burimet brenda policisë kanë treguar se Sekiraça është arrestuar sot rreth orës 15:30.

Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë. I shumëkërkuari Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale.

Ndërkohë, bëhet e ditur se policia ka arrestuar po sot edhe Agron Eminin dhe Shpend Bobajn, dy persona nga klani i Enver Sekiraqës. Emini dhe Bobaj ishin autorët e plagosjes që ndodhi ditë më parë afër Kinemasë “ABC” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Fisnik Vitija. Agron Emini, është familjar i Enver Sekiraçës dhe është person i dyshuar edhe në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat