53-vjecarja gjendet e dekompozuar, komshinjtë: 3 ditë pa e parë

Kronikë e zezë

53-vjecarja gjendet e dekompozuar, komshinjtë: 3 ditë pa e parë

Më: 8 shtator 2012 Në ora: 20:42

Një 53-vjecare është gjetur e vdekur në banesën e saj, në rrugën ‘Asim Vokshi’ në kryeqytet.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se viktima Yllka Hasimi, është gjetur e dekompozuar në banesën e saj mbrëmjen e sotme, pas denoncimit për zhdukjen e saj nga banorët e pallatit, të cilët kanë rrëfyer se nuk e kishin parë 53-vjecaren pej mëse tri ditësh.

Policia pas gjetjes së gruas e cila jetonte e vetme, po heton nëse ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale apo rrethana të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat