Violonisti Latifi u mbyt duke shpëtuar një grua

Kronikë e zezë

Violonisti Latifi u mbyt duke shpëtuar një grua

Nga: Beqir Sina , Southfield - Michigan Më: 5 shtator 2012 Në ora: 08:37

Mideltown – Connecticut - Trupi i violinistit Fatbardh Latifit, 33 vjeçar, (nga fshati Zhegër i Gjilanit është i cili u gjet ditën e diel rreth orës 11 natës ora lokale(ose 5 të mëngjesit me kohën në Kosovë) rreth 100 metra në jug të urës "Putnam Bridge", pranë, vendit që lokalizoi policia, dhe ku mendohej se ai u zhduk, kishte vdekur pasi ishte hedhur në lumë së bashku me shokët e tij, në përpjekje për ta shpëtuar një grua.

Latifi vdiq gjatë fundjavës, teksa ai me një grup shokësh, po laheshin në lumin "River Connecticut", sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Policisë Wethersfield.

Policia tha se Fatbardh Latifi, 33 vjeç, është mbytur ditën e diel pasi ai është hedhur nga një varkë, me një grup të njerëzish pranë vendit të quajtur nga vendasit Wethersfield Cove.

Latifi dhe tre të tjerë kërcyen nga barka ndërsa panë një grua që ishte në vështirësi për jetë. Pra, ishte duke u mbytur. Ndërsa, të tjerët po nga kjo barkë mbasi u hodhën në ujë duke u përpjekur për të ndihmuar atë gruan, shpëtuan, por Latifi, u zhduk nga sytë e tyre, sipas raporteve të policisë.

Në aksionin për gjetjen e trupit të të mbyturit, morën pjesë përveç Departamentit të Policisë nga Wethersfield, policisë nga Hartfordi Lindorë dhe Hardford Rocky Hill, zjarrfikësit nga East Hartford, Glastonbury Grupi i Emergjencave, Policisë së Shtetit, si dhe Rojet bregdetare të SHBA, dhe Zyra e Mjekësisë Federale.

Incidenti
Trupi i Fatbardh Latifit, 33 vjeç, u gjet ditën e diel rreth orës 11 natës - ora lokale(ose 5 të mëngjesit me kohën në Kosovë) rreth 100 metra në jug të urës "Putnam Bridge", pranë, vendit që lokalizoi policia, dhe mendohej se ai u zhduk, mbasi u hodh në ujë.

Kërkimi filloi të dielën pasdite, vetëm disa minuta, mbasi policia mori një telefonatë nga një vajzë e shqetësuar, e cila ishte duke thënë në bisedë me policinë se: "Shoku i saj u hodh në ujë nga një varkë në lumë për të shpëtuar një grua, që dukej se po mbytej ndërsa shoku i saj kurrë nuk u kthye më”.

Policia, thotë sipas dëshmitarëve që ajo ka marrë në pyetje, në bregun e lumit Connecticut River në Wethersfield: "Se kanë qenë katër njerëz, të cilët sipas tyre kërcyen nga barka dhe ranë në ujë për të notuar në lumë. Një femër, sipas tyre nuk dinte not, dhe u ndodh në vështirësi, ndërsa të tjerët ishin hedhur në ujë për ta ndihmuar atë, në një tentativë për ta shpëtuar dhe hipur përsëri në barkë. Mirëpo, njëri prej tyre u zhduk menjëherë në thellësi të lumit.

Pas telefonatës menjëherë në vendngjarje ia mbërritën ekipet e kërkimit, të cilët sollën edhe një anije të shpëtimit, një anije me aparatura për të vrojtuar nën ujë - një skaner, një hidrolokator, dhe në breg qëndronin autoambulancat, makinat e zjarrfikësve, makinat e policisë dhe makinat e ndihmës së shpejtë. Dhe, madje edhe një helikopter, u thirr në ndihmë gjatë kërkimit, për vrojtim nga ajri dhe lokalizimin e vendit ku mund të ishte trupi i 33 vjeçarit të mbytur...

Zhytësit (polumbarët) u vunë menjëherë në kërkim në lumin Connecticut River në Wethersfield aty ku në mesnatë kanë gjetur trupin e një personi, i cili ishte deklaruar i humbur.

Zyrtarët e policisë i kanë thënë gazetarëve se ata kanë identifikuar njeriun, i cili vdiq pasi ai u hodh nga varka në pjesën e lumit që i ngjanë një liqeni, mbasi aty në mes formohet "një barkë" e cila thirret Wethersfield Cove. Ekspertët e policisë, thanë se "Lumi Kenektikët - Connecticut River", është i njohur për "kapriçot" e tij të forta, mbasi në mes të tij formohen disa rryma në formë "turriele" (ose kupa) të paparashikueshme.

Sipas, policisë së qytetit viktima Fatbardh Latifi, 33 vjeç, është banorë i lagjes Middletown në Wethersfield të Kenektiket. Po sipas raporteve nga policia thuhet se njerëzit e tjerë që ishin në barkë, shpëtuan të gjithë. Në ndërkohë që viktima Fatbardh Latifi ishte larguar me not nga barka rreth 15 deri në 20 metra larg, ai humbi menjëherë nga sytë e tyre. Vdekja e Latifit, sipas policisë mbetet nën hetime mbasi ende nuk dihen shkaqet.

Zyrtarët nga ekipi i shpëtimit Crest Regional, thanë se ekipi i zhytësve (polumbarve) e gjeti trupin e tij rreth orës 11:00 pak para mesnatës, të së dielës, vetëm 100 metra nga Putnam Bridge, vendi ku nisen kërkimit fillestare , sipas përcaktimit të lokacionit. Banorët e zonës thanë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur laheni në lumin Kenektiket. "Ju kur vini të laheni në këtë lumë, thotë njëri prej tyre duhet të jeni shumë të kujdesshëm", tha Larry Dutil, i cili është banor i vjetër i kësaj zone në Newington.
Ekipi i zhytasve(polumbarve) "
Policia nëpërmjet shtypit lokal ka bërë thirrje: "Nëse dikush ka ndonjë informacion mbi këtë incident le të thërrasë menjëherë policinë në qytetin Wethersfield, në këtë numër telefoni: 860-721-2900 begin_of_the_skype_highlighting 860-721-2900 end_of_the_skype_highlighting. Çdo informacion është i nevojshëm për policinë, e cila ruan në kushte të "rrepta" identitetin e personit që jep informacionin.

Viktima: Personi trupi i të cilit u nxorrë nga lumi Connecticut në Wethersfield vonë natën e diel është identifikuar si 33-vjeçari Fatbardh Latifi. Banori i qytetit Middletown. Ai ishte një nga katër personat që kërceu nga një varkë për të shkuar me not pranë vendit të quajtur Wethersfield Cove, dhe mbas 15 - 20 metra u fundosë menjëherë nën ujë dhe nuk u pa më. Pas rreth pesë orë të kërkimit, trupi Latifit u gjet nga zhytësit e ekipeve të shpëtimit të policisë. Vdekja e tij thotë policia mbetet nën hetim mbasi ende nuk dihen shkaqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat