Ndërron jetë rapsodi i mirënjohur Ibish Broja

Kronikë e zezë

Ndërron jetë rapsodi i mirënjohur Ibish Broja

Më: 3 korrik 2012 Në ora: 12:56

Rapsodi i mirënjohur shqiptar Ibish Broja ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.Që në moshë të re, ai kishte pushtuar zemrat e adhuruesve të folklorit burimor shqiptar.

Për 60 vjet me radhë, Broja interpretoi me mjeshtri të madhe këngët e traditës sonë historike, duke depërtuar edhe jashtë kufijve shqiptar, nëpër festivale ndërkombëtare.

I cilësuar si tenor me ipostim natyral, Ibish Broja i dha folklorit tonë zërin e tij brilant dhe këngën e pastër burimore. Varrimi i Ibish Brojës bëhet sot në ora 16.00 në fshatin e tij të lindjes, Burojë e Drenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat