Katër persona humbën jetën dje si pasojë e aksidenteve në trafik

Kronikë e zezë

Katër persona humbën jetën dje si pasojë e aksidenteve në trafik

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Raqë të Gjakovës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur tre persona të cilët gjendeshin në të njëjtën veturë.

Deri tek aksidenti thuhet të ketë ardhur për shkak se drejtuesi i veturës humbi kontrollin gjatë ngasjes.

“Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin për media.

Një aksident tjetër me fatalitet brenda 24 orëve ndodhi në veri të Mitrovicës.

“Mitrovicë Veri 17.04.2021-20:00. Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i pa i identifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasoj e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 21 aksidente të tjera me të lënduar, kurse 27 me dëme materiale.

Duhet përkujtuar që së fundi Policia e Kosovës apeloi tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik për shkak të numrit të madh të aksidenteve me fatalitet të cilat ishin së fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat