Udhëtonte me automjet të vjedhur, arrestohet 34 vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

Udhëtonte me automjet të vjedhur, arrestohet 34 vjeçari nga Tirana

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 09:35
Ilustrim

Shtetasi F.S është arrestuar pasi gjatë kontrolleve nga policia automjeti me të cilin po udhëtonte rezultoi i vjedhur.

Shërbimet e policisë  rrugore, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë- Thumanë një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin F.S për kontroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P, i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Në vijim të veprimeve policore u arrestuar shtetasi F.S, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhje.”

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat