Gjendet e varur në litar një femër në Istog

Kronikë e zezë

Gjendet e varur në litar një femër në Istog

Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dje në fshatin Kaliqan të Istogut një femër është gjetur e varur në litar në një garazh afër shtëpisë së saj.

Media mëson se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, derisa njësitë relevante të policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Tutje burimet bëjnë me dije se trupi i pajetë i viktimës nuk është dërguar për obduksion por i është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

Të njëjtat burime njoftojnë se rasti në Polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat