Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë, ku u lënduan 7 persona

Kronikë e zezë

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë, ku u lënduan 7 persona

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira shtatë vetura dhe një autobus.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25.

Image

Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Image

Ndryshe, sot gjatë ditës ka ndodhur edhe një aksident tjetër në rrugën që lidh Lipjanin me Ferizajn, ku humbi jetën një 21 vjecare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat