Tetë vetura të përfshira dhe shtatë persona të lënduar – Detaje nga aksidenti në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Tetë vetura të përfshira dhe shtatë persona të lënduar – Detaje nga aksidenti në Fushë-Kosovë

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 19:12
Ilustrim

Një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, rreth orës 17:25.

Në këtë aksident janë përfshirë tetë vetura, ku si pasojë e përplasjes së rëndë në mes tyre, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, në një bisedë, ka konfirmuar numrin e veturave të përfshira dhe personave të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat