Dy shqiptarë aksident tragjik në Greqi/ Njëri humb jetën, tjetrit i presin këmbën

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë aksident tragjik në Greqi/ Njëri humb jetën, tjetrit i presin këmbën

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:50
Foto

Një aksident ka ndodhur në Maleme pak pas orës 11:00 mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos në Greqi.

Në aksident u përfshinë dy shtetas shqiptarë 31 dhe 34 vjeç, ku njëri prej tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Mësohet se 31-vjeçar humbi jetën në vend, ndërsa 34-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin Chania me plagë të shumta.

34-vjeçari iu nënshtrua një operacioni dhe për fat të keq mjekët duhej t’ia prisnin njërën këmbë.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti po hetohen nga autoritetet policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat