Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tej zgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme, jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë.
“Nëse kjo situatë nuk përmirësohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirësimin e kësaj gjendje”, deklaroj Muharremaj në rrjetin social Facebook.