Parlamenti Studentor: Sekretari i UP-së po shkel ligjet

Kosova

Parlamenti Studentor: Sekretari i UP-së po shkel ligjet

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:53
Përfaqësues të Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës

Përfaqësues të Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, kanë akuzuar menaxhmentin e UP-së dhe disa organizata studentore se jashtëligjshëm po ndërhyjnë në punën e Parlamentit Studentor.

Kryetari i parlamentit Studentor, Arben Elshani ka përmendur disa nga aktivitetet që kanë bërë që kur kanë marrë mandatin si strukturë e re në muajin tetor por akuzoi disa organizata studentore, duke thënë se po tentojnë t’i pengojnë  aktivitetet e Parlamentit Studentor.

Sipas tij, afër zgjedhjeve për këshillin drejtues të Universitetit të Prishtinës, grupet politike të lidhura me pushtetin, bashkë me disa grupe klanore brenda UP-së janë aktivizuar përmes formave të ndryshme të presionit dhe po mundohen ta pengojnë punën e parlamentit studentor.

Elshani: Mos ndërhyni në punën e Parlamentit Studentor

“Do të mbrojmë këtë institucion në çfarëdo forme, ne iu bëjmë thirrje të gjithë krerëve, përfaqësuesve politik që nga presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri dhe ministri i arsimit që mos të ndërhyjë në punën  e Parlamentit Studentor“, ka thënë ai.

Sekretari i Parlamentit Studentor, Rrezon Frangu tha se nuk pranojnë t’i shërbejnë asnjë interesi dhe partie politike që pengon autonominë e UP-së. Ai tha se disa persona që nuk kishin as mandat të deputetit, jashtëligjshëm kanë tentuar të mbajnë një mbledhje për ta shkarkuar kryetarin e Parlamentit Studentor.

Frangu: Sekretari i UP-së ka shkelur normat në fuqi

“Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi ka mbajtur anë dhe ka shkelur normat në fuqi duke penguar punën tonë dhe favorizuar grupe tjera. Është dashur të ndërhyjë Këshilli Drejtues ku përmes një vendimi i ka dhënë mandat disa deputetëve në Parlament studentor dhe ka ftuar mbledhjen për ditën e nesërme. Edhe në respektimin e këtij vendimi për ndarjen e mandateve të tre anëtarëve, sipas listës ka shkelje sepse sekretari i UP-së dëshiron që jashtëligjshëm t’i jap mandat një studenti të cilit iu është marrë mandati për shkelje të rregullores së zgjedhje. Gjithashtu, në ndarje të mandatit po i njëjti nuk ka respektuar  kuotën gjinore të paraparë me rregulloren e zgjedhjeve“, tha ai.

Kurse, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Milos Kolshi tha se ndoshta dikujt i duhet një Parlament Studentor vegël siç ka qenë më herët por këtë nuk do ta lejojnë.

Kolshi: Do t’i parlamentit studentor

“Ka ndërhyrje politike në UP por ne jemi duke mbledhur fakte dhe në konferencën e ardhshme, me emra dhe mbiemra do të paraqesim të gjithë këtë rrjet klanor që më të vërtet e ka ngulfatur UP-në dhe Parlamentin Studentor“, ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk do të lejojnë ndikimin në Parlament por do ta mbrojnë me të gjitha mjetet juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat