Qeveria miraton Projektligjin për TVSh-në

Kosova

Qeveria miraton Projektligjin për TVSh-në

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:45
Qeveria

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, lidhur me këtë projektligj tha se bizneset do të jenë të liruara nga të gjitha interesat që i kanë paguar deri më sot, dhe se do të ketë likuidet më të madh.

Kryeministri Ramush Haradinaj e vlerësoi këtë miratim si “lajmin më të mirë për vendin, për sipërmarrësit, për prodhuesit, dhe gjithë të tjerët”.

Në mbledhjen e qeverisë është aprovuar edhe propozim-vendimi i Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore.

Kabineti qeveritar po ashtu është pajtuar edhe për nismën për negocimin e Marrëveshjes financiare për “Projektin për patundshmëri dhe infrastrukturë gjeohapësinore” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Projekti kap vlerën 16.5 milionë dollarë dhe do të implementohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat