Veseli: Mora mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Kosova

Veseli: Mora mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:49
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka marrë mbështetje nga shteti i Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Veseli në një intervistë dhënë nga Berlini, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare, ka thënë se ka marrë premtime për një votë “pro” në Këshillin e Ministrave të vendeve anëtare të BE-së.

“Premtimet janë pozitive, që do të votojnë. Kemi sfida ende brenda vendeve të BE-së, po flas përveç pesë vendeve që nuk na kanë njohur [Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro], në vendimin për liberalizim të vizave”.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim. Kam adresa të drejtpërdrejta edhe nga ky takim [me homologun gjerman Wolfgang Schäuble] se me cilat shtete duhet të bisedoj në mënyrë që të ndodhë liberalizimi i vizave sepse është një kuotë në bazën e të cilave ndodh edhe liberalizimi i vizave për Kosovën”.

Veseli që gjatë kësaj vizite pritet të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka treguar edhe se çka do të diskutohet në këtë takim.

“Për ne, interesi më i madh, për mua, si lider i Kosovës është aspekti ekonomik. Ardhja e kompanive gjermane në Kosovë dhe investimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ne duhet të kryejmë punët tona që t’iu krijojmë ambient sa më të sigurt kompanive gjermane që të vijnë të investojnë në Kosovë”.

“Kosova është një ambient që ka kulturën dhe mënyrën e të menduarit me këtë shtet, çdo i pesti banor i Kosovës jeton në Republikën Federale Gjermane.

“Jam tepër i interesuar që kompanive gjermane t’iu hapim dyert në çdo aspekt dhe të investojnë në Kosovë dhe Kosova të jetë një qendër regjioni për kompanitë gjermane sepse Kosova ka infrastrukturë të jashtëzakonshme – ka portin e detit Adriatik, detit Jon, detit Egje, pra të mundohemi ta bëjmë Kosovën edhe një qendër tranzistore për mallrat gjermane në të njëjtën kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat