Thaçi e Lushtaku vizitojnë familjen Geci në Llaushë

Kosova

Thaçi e Lushtaku vizitojnë familjen Geci në Llaushë

Nga: A.ZH Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:48
Pamje nga vizita e Thaçit dhe Lushtakut tek vëllezërit Geci

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, kanë vizituar sot Hetem e Rrustem Gecin, të cilët u liruan dje nga burgu.

Lajmin e ka bërë të ditur Lushtaku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se është gëzuar që vëllezërit Geci, i janë kthyer familjes dhe shoqërisë.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllëzërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyn familjes dhe shoqërisë. SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat