Mesazhi prekës i një shitësi: Blini në një dyqan të vogël, që të ketë ushqim në një tryezë!

Kosova

Mesazhi prekës i një shitësi: Blini në një dyqan të vogël, që të ketë ushqim në një tryezë!

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:06
Shitësi

Bizneset e mëdha dita-ditës po fundosin ato të voglat, duke bërë që shumë familje të dëmtohen e shumë persona të mbesin pa punë.

Dyqanet e vogla, çdo ditë po mbyllen dhe po falimentojnë, kjo gjë ka bërë që edhe një shitës të reagojë, e këtë e ka bërë përmes një mesazhi prekës që po shpërndahet në rrjete sociale.

Ai ka ka bërë thirrje përmes një mbishkrimi, duke iu drejtuar qytetarëve që të blenë në dyqane të vogla, që t’u sigurohet ushqimi një familjeje, që t’u realizohet ëndrra një fëmije, e ata të shkollohen si të gjithë të tjerët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat