Refki Suma sqaron vendimin për ndalimin e punimeve të Bechtel-Enkës

Kosova

Refki Suma sqaron vendimin për ndalimin e punimeve të Bechtel-Enkës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:11
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka sqaruar vendimin për ndalimin e punimeve të kompanisë “Bechtel-Enka” në punimet për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, pas orës 23:00 me arsyetimin se po iu shkakton zhurmë banorëve përreth.

Ai tha se pas shumë ankesave drejtuar kompanisë është vendosur që sot (të premten) të mbahet një takim në orën 14:00 mes komunës dhe Drejtorit Gjeneral të kompanisë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Ndërkaq Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësen e kompanisë “Bechtel-Enka”, Ela Ruçin, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

Pos zhurmës vendimi i Sumës është arsyetuar edhe me dëmtimin e pronës publike dhe asaj private si dhe mbylljes së disa rrugëve ekzistuese.

“Përderisa kompania Bektel Enka nuk do t’i riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, komuna e Hanit te Elezit, nuk do të lejojë këtë kompani të shfrytëzoj pronën publike komunale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat