Nesër pastrohet Batllava

Kosova

Nesër pastrohet Batllava

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:51
Aksioni do të fillojë në orën 11:00

“Let’s Do It Kosova” ka njoftuar se nesër do të mbahet aksion pastrimi në afërsi të Liqenit të Batllavës.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa përveç vullnetarëve të kwsaj organizate do të marrin pjesë edhe komuniteti lokal si dhe një grup nxënësish.

Aksioni është bashkëorganizuar me Task Forcën e Komunës së Podujevës, që është themeluar në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në kuadër të aksionit të nesërm do të pastrohen tri deponi ilegale të mbeturinave si dhe hapësirat përreth liqenit (500 m gjatësi), si dhe lokacioni i cili parashihet të shndërrohet në park.

Për pastrimin e këtyre lokacioneve, përveç vullnetarëve të shumtë, do të angazhohet edhe Kompania ‘Natyra’ me ekskavatorë dhe kamionë për largimin e mbeturinave

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” financohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.

Këtë vit ajo ka nisur më 15 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 15 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat