Rrahja në shkollën e Podujevës, nxënësit kërkojnë kthimin e profesorit

Kosova

Rrahja në shkollën e Podujevës, nxënësit kërkojnë kthimin e profesorit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:28
Pamje nga rrahja

Profesori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Sabit Kopalla, është suspenduar përkohësisht nga puna, pasi dyshohet se rrahu një nxënës në oborr të kësaj shkolle.

Në një xhirim amator që u publikua në rrjete sociale dhe më pas edhe në media, Sabit Kopalla shihet se është përfshirë në një rrahje që ka ndodhur mes disa nxënësve.

Por nxënësit e klasës që kujdestar kanë profesorin Sabit Kopalla janë duke protestuar duke kërkuar kthimin e profesorit në punë.

Kopalla e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat