AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi

Kosova

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:17
Ibrahim Rexhepi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit shumë vjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

“Ish-gazetari Rexhepi do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i vërtetë i gazetarisë dhe ekspert i fushës së ekonomisë, dhe se vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. 

Ibrahim Rexhepi u lind në Slivovë të Ferizajt. Ai studioi në Fakultetin e atëhershëm ekonomiko – juridik të Universitetit të Prishtinës.

Më 1976 nisi rrugëtimin në profesionin e gazetarisë në Rilindje, ku punoi deri në ndalimin e saj, për të vazhduar në detyrën e kolumnistit e të redaktorit të rubrikës së ekonomisë, e pastaj ishte edhe drejtues i emisionit për ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat