KFOR-i gjerman i dhuron FSK-së automjete dhe vegla në vlerë prej 1.6 milionë eurosh

Kosova

KFOR-i gjerman i dhuron FSK-së automjete dhe vegla në vlerë prej 1.6 milionë eurosh

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:04
Gjenerali Becker tha ndihet i privilegjuar që në emër të ministrisë gjermane ta ndajë një donacion të tillë.

(E plotësuar) - FSK ka pranuar sot 44 automjete të llojit “Wolf” dhe 77 komplete me vegla, si donacion nga kontingjenti i KFOR-it gjerman.

Ky donacion në vlerë prej 1.6 milionë eurosh u dorëzua përmes një ceremonie, gjatë së cilës Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjenerali  Uwe Becker e dorëzoi te komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Gjenerali Becker u shpreh i privilegjuar që në emër të Ministrisë gjermane po e ndan një donacion të tillë, për të ndihmuar punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai tregoi se qysh prej vitit 1999 rreth 50 mijë ushtarë gjermanw  kanë shërbyer në Kosovë dhe tha se përkrahja e Gjermanisë për Kosovën do të jetë e vazhdueshme, duke ofruar asistencë për FSK-në. Ai po ashtu tha se këto automjete do të kenë jetëgjatësi nëse mirëmbahen dhe shtoi se ky donacion tregon për bashkëpunimin e mire mes këtyre dy vendeve.

Becker: Ka ardhur koha që autoritetet kosovare ta marrin autoritetin në dorë

“Tani ka ardhur koha ta reduktojmë numrin e personelit të Bundeswehr-it dhe ta kalojmë detyrat për ofrimin e sigurisë çdo herë e më shumë te autoritetet kosovare, të cilët do të jenë ofruesit kryesorë të sigurisë në Kosovë, jo vetëm në letra por edhe në realitet, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të ndërtuar struktura dhe procedura të forta, të besueshme dhe të qëndrueshme, bashkëpunimet e forta të cilat veçse ekzistojnë në mes të Bundeswehr-it dhe FSK-së do të forcohen edhe më tutje“”, tha  Becker.

Kurse gjenerali Rama tregoi se në vitin 2009 Gjermania i kishte dhuruar 204 automjete dhe mjete të tjera, dhe tha se fal asaj mbështetjeje FSK-ja i ngriti kapacitetet operacionale. Ai tha se FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend dhe premtoi se do të punojnë çdo herë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Kurse donacionin e pranuar e quajti shumë të rëndësishëm për zgjerimin e aftësive të pjesëtarëve të FSK-së.

Rama: Ky donacion do të ndihmojë në zgjerimin e aftësive të FSK-së

“Ky donacion është tejet i rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë të zgjerimit të aftësive dhe vazhdimin e punëve të mira në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe popullit të Kosovës. Automjetet të cilat po i marrim  sot, do të jenë në funksion të rritjes së mobilitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivel taktik, realizimin e detyrave tona, rritjes së standarteve në kuadër të mbështetjes dhe transportit të trupave tanë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë me ushtrinë gjermane”, ka thënë Rama.

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit, pjesëtarët e FSK-së testuan automjetet e pranuara.

Image

FSK përfiton donacion prej 1.6 milion eurosh nga KFOR-i gjerman

Kontigjenti Gjerman i KFOR-it sot ka dhuruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) , 77 komplete me vegla speciale, si dhe 44 automjete të tipit "Wolf".

Këtë donacion në vlerë rreth 1.6 milion eurosh e dorëzuan përmes një ceremonie drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s, gjenerali Uwe Becker bashkë me komandantin e kontigjentit gjerman të KFOR-it, Eric Offermann.

Gjenerali Becker tha ndihet i privilegjuar që në emër të ministrisë gjermane ta ndajë një donacion të tillë.

Ai shtoi se ka ardhur koha që të zvogëlohet numri i personelit gjerman, dhe detyrat e mbrojtjes t'i kalohet më tepër autoriteteve të vendit dhe premtoi që përkrahja e Gjermanisë do të jetë e vazhdueshme.

Kurse komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama tha se ky donacion është tejet i rëndësishëm për punën e këtij institucioni të sigurisë. Sipas tij, FSK-ja është në prag të tranzicionit dhe do të hapë mundësi të reja.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit u përmbyll nga pjesëtarët e FSK-së të cilët testuan automjetet e pranuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat