MAP kërkon nga KE 5.5 milionë për reformën e administratës publike

Kosova

MAP kërkon nga KE 5.5 milionë për reformën e administratës publike

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:34
Qeveria e Kosovës

Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se ka dorëzuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milionë euro nga kontrata për reformën për reformën e administratës publike.

Ministria ka sqaruar se pas një procesi gjithëpërfshirës të konsultimeve dhe kontributeve nga Zyra e Kryeministrit si dhe Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Administratës Publike ka finalizuar kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milionë euro nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e  Administratës publike e cila është nënshkruar midis Kosovës dhe Komisionit Evropian vitin e kaluar.

Kërkesa e finalizuar i është dorëzuar zyrtarisht sot, ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha për ta deponuar tek Komisioni Evropian.

Yagcilar deklarojë se me miratimin e projektligjit për pagat, projektligjit për zyrtarët publik, si dhe projektligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, si dhe me ndërmarrjen e hapave të parë drejt zbatimit të procesit të racionalizimit të agjencive të pavarura, Kosova ka plotësuar kushtet kryesore për të dorëzuar Komisionit Evropian kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milion euro nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. 

Ministri Yagcilar tha se nënshkrimi dhe fillimit i zbatimit të Kontratës për Reformën Sektoriale për Reformën e  Administratës Publike shënon një arritje të rëndësishme për procesin e reformës së administratës publike si dhe avancon marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së në fushën e administratës publike. Kjo kontratë është tregues i arritjeve të Kosovës dhe besimit që Komisioni Evropian ka në kapacitetet e Qeverisë së Kosovës për të menaxhuar një kontratë të tillë shtoj Ministri Yagcilar.

“Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës Publike është një instrument i ri që përdor Komisioni Evropian për të nxitur dhe mbështetur reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor Shuma e përgjithshme e Kontratës është 25 milion Euro, ndërsa Kosova mund të përfitoj çdo vit deri në 5.5 milion Euro nëse arrin ti plotësoj kushtet e dakorduara përmes kontratës. Buxheti përkatës disbursohet drejtpërdrejt në thesarin kombëtar të Kosovës duke i mundësuar Qeverisë burime të reja financiare për të financuar reformat dhe politika  zhvillimore”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat