Vrasja e 29-vjeçarit: Reportazh nga shtëpia e viktimës në Deçan

Kosova

Vrasja e 29-vjeçarit: Reportazh nga shtëpia e viktimës në Deçan

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:07
Deçan

Vritet në Deçan një 29 vjeçar. Dyshohet se vrasja në vendin e punës ishte aksidentale

Ky është vendi ku deri të dielën punonin bashkë, i ndjeri Agonis Tetaj, dhe i dyshuari për vrasjen e tij, Sh.G.

Por pasditen e 23 shtatorit, 29 vjecari, u qëllua me armë nga kolegu i tij i punës.

Familja Tetaj nga fshati Llukë e Ulët, kanë mbetur të shokuar nga ngjarja që i ka goditur. 

Edhe pse nuk ishin në gjendje të flasin para kamerës, ata kanë treguar që familjari i tyre nuk kishte problem me askënd, e aq me pak me një 18 vjecar. 

Babai i Agonisit thotë se nuk di asgjë për detajet e vrasjes së të birit, por shpreson që e shtëna që i mori jetën të e djalit të tij të jetë aksidentale. 

Edhe një dëshmitar i ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale.

29 vjecari nga Lluka e Decanit ka lënë pas vetës gruan dhe dy djem binjakë të moshës tre vjeçare. 

Në pritje për ta mësuar të vërtetën e këtij akti makabër familjarët i janë drejtuar Policisë së Kosovës. 

Këta të fundit thonë se janë duke hetuar rastin dhe se i dyshuari është arrestuar. 

Sipas burimeve i dyshuari për vrasje është djali i pronarit të kompanisë ku punonte Agonis Tetaj. 

18 vjecari i dyshuar për vrasje me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Kurse viktima ka mbërri në spitalin e Pejës pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi I pajete u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat