Djali i deputetes së PDK-së bëhet për spital, ja çka i ndodhi në QKUK

Kosova

Djali i deputetes së PDK-së bëhet për spital, ja çka i ndodhi në QKUK

Nga: A.ZH Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:28
Djali i deputetes Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka treguar se djali i saj, Joni, ka pësuar një incident në shkollë.

Ajo ka thënë në një postim në Facebook, se i është dashur që djalin ta dërgojë në Qendrën Klinike Emergjente, aty ku deputetja nuk ka parë radhë të gjata.

Ajo ka falëndëruar mjekët, duke thënë se do të përkrah çdo iniciativë që rregullon sistemin shëndetësor në Kosovë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Djali im Joni, sot pësoi një aksident në shkollë dhe kishte nevojë për intervenim mjekësor. Shqetësimin për lëndimin e djalit, ma zvogëloi shërbimi dhe kushtet e krijuara në Qendrën Klinike Emergjente. Aty pashë që më nuk kishte radhë të gjata dhe ambienti, trajtimi, pajisjet dhe higjiena ishin në nivel, për dallim nga herë të tjera.

Natyrisht se ka ende shumë punë për të sjellë transformime të mëdha në shëndetësi. Dhe ajo punë duhet të vazhdoj çdo ditë në mënyrë që shëndetësia të mos jetë më e keqja e kësaj shoqërie por të jetë shembulli më pozitiv. 

Gjithsesi, një falënderim i veçantë për menaxhmentin dhe stafin mjekësor në QKUK për qasjen tejet serioze ndaj çdo pacienti dhe për mirëmbajtjen e kushteve të punës. 

Si deputete do të jap përkrahjen time në çdo iniciativë që rregullon sistemin tonë shëndetësor. 

Jam e lumtur që së shpejti për mjeket do të ketë edhe rritje pagash. Bashkë mund të bëjmë ndryshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat